×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja për grabitësin e vrarë në Rinas, si u vra dhe sa vjet ishte

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:56

    Grabitësi i vrarë ende pa identitet! Morgu i Tiranës mbushet me familjarë
    Nuk dihet ende se kush është grabitësi që mbeti i vrarë në grabitjen e ndodhur sot në pistën e aeroportit të Rinasit. Ai nuk ka pasur kartë identiteti me vete.


    Ndërsa një foto që i është paraqitur rreth 40 të shoqëruarve në polici për ngjarjen, nëse e njohin apo jo grabitësin, të gjithë janë shprehur që jo.

    Fotoja i është bërë në vendin e ngjarjes grabitësit teksa mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

    Trupi i tij ka mbërritur në morgun e Tiranës dhe tashmë do t’i nënshtrohet autopsisë.

    Ai ka marrë një plumb në kokë. Ndërkohë do t’i bëhen analizat e ADN-së përmes gjurmëve të gishtërinjve për të mësuar identitetin e tij. Pranë morgut të Tiranës kanë mbërritur shumë familjarë, persona që dyshojnë se i vrari mund të jetë i afërm i tyre.

    Grabitësi, që është një mashkull mbi 30 vjec, 1.75 cm i gjatë, u vra në tentativë për tu arratisur me bashkëpunëtorët pas grabitjes së rreth 10 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, por mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë, raporton shqiptarja.com.

    Autorët e tjerë ikën në këmbë me thasët me para me vete. Braktisën në vendin e ngjarjes një furgon me mbishkirm të falsifikuar “hetimi Tatimor” dhe u larguan me një automjet tjetër që i priste, i cili u gjet më tej i djegur pranë Bathoret. Për të humbur gjurmët ata dyshohet të kenë lëvizur me një automjet të tretë për të vazhduar arratinë e tyre. Për ngjarjen janë shoqëruar mbi 40 persona, dhe janë lëshuar 4 urdhër areste për personat përgjegjës të sigurisë brenda aeroportit të Rinasit.

    Del fotoja e njërit prej autorëve të grabitjes në Rinas, i cili mbeti i vrarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!