×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Eksplodon bombola e gazit, 62-vjeçari dërgohet me urgjencë për shërim në Tiranë

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 22:37

    Një 62 vjeçar nga Vau i Dejës ka pësuar djegie pasi ka tentuar që të shuajë bombulën e gazit e cila ishte përfshirë nga flakët.


    Sipas policisë ai po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    “Vau i Dejës / Informacion paraprak: Më datë 13.02.2020, rreth orës 20:30, në fshatin Stajke, Vau i Dejës nga pakujdesia ka marrë zjarr bombula e gazit në banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi F. L. 62 vjeç, ka pësuar djegie të rënda, i cili po dërgohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tirane. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!