×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasan, 3 persona kapen me thasë me drogë në makinë

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 8:34

    Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona pasi u kapën me një sasi prej 29 kg kanabis sativa.

    Policia sqaron se “lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në automjetin ku po udhëtonin 3 të arrestuarit.”

    Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 celularë.

    Të arrestuarit janë:

    • Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

    •A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

    • J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!