×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elbasani pa muze arkeologjik

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 22:14

    Muzeu arkeologjik i Elbasanit u mbyll aty rreth vitit 1993 ndërsa një pjesë e pasurisë së tij kaloi pranë Institutit të Monumenteve.


    Por vlerat e shumta të trevës së Elbasanit dhe zbulimet e herë pas hershme arkeologjike e bëjnë domosdoshmëri rikthimin e këtij muzeu i cili do të ishte një vlerë e shtuar dhe një atraksion turistik për zonën.

    Muzeu Arkeologjik i Elbasanit ishte i vendosur pranë Muzeut Historik në vitet ’90, por ishte pavioni më interesant dhe më i vizituar pasi objektet flisnin, raporton tch.

    Tashmë historia e arkeologjisë së kësaj treve tregohet parimisht, duke humbur efektin visual dhe si rrjedhim rëndësinë dhe bukurinë e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!