×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Emrat e 40 personave që vdiqën nga tërmeti tragjik, shuhen 10 familje

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 8:40

    40 viktima deri më tani është bilanci tragjik i tërmetit tragjik që ndodhi të martën në mëngjes.


    Viktimat më të shumta janë shënuar në Thumanë aty ku u shembën totalisht tre pallate. 21 jetë të humbura kryesisht familjarë me njëri-tjetrin. N

    Ndërsa në Durrës janë 14 viktima. Dy të rinj të tjerë, humbën jetën në Lezhë dhe në Kurbin, njëri u hodh nga ballkoni ndërsa tjetri u aksidentua me makinën që po e transportonte në spital pas dëmtimeve nga tërmeti.

    Vijojnë të jenë nën rrënoja persona të tjerë për të cilat forcat e kërkim shpëtimin janë në një operacion të vështirë prej 26 nëntorit kur ra tërmeti 6.4 ballë në 03:54.

    Nisur nga personat që vetë familjarët kanë identifikuar nën rrënoja, vijojnë të mos jenë nxjerrë ende 6 persona të konfirmuar, në Durrës.

    Prej ditës së tërmetit të fortë e deri në vijim gazetarët e Report Televizion kanë ndjekur në terren të gjitha zhvillimet, duke përcjellë për publikun shqiptar jo vetëm pasojat e këtij tërmeti por edhe historitë njerëzore dhe jetët e këputura në mes në këtë tragjedi.

    Në Durrës

    1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
    2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)

    3. Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç Tek 6 katëshi Kryqi i Kuq
    4. Esiela Karanxha 8 vjeç (nënë e bijë)

    5. Bajram Hajdarmataj 54 vjeç (komisar) – Tek Kavalishenca Durrës

    6. Sadik Qato 85 vjeç

    7. Isa Abazi 32 vjeç
    8. Shemsedin Abazi 36 vjeç – vëllezër nga Kosova tek Hotel “Tropikal

    9. Flatar Zenelaj 64 vjeç

    10. Eviola Broshka 28 vjeç – Balerina tek hotel “MiraMare”

    11. Kristi Reçi – Studente e Mjekësisë
    12. Eduart Reçi – Babai
    13. Dolora Reçi – Nëna
    14. Klaus Reçi – vëllai (Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq)

    Në Thumanë

    15. Ariela Lala 4 vjeç
    16. Selvie Lala 77 vjeç (gjyshja me mbesën)

    17. Bukurie Leka 70 vjeç

    18. Hasan Albert Cara
    19. Almir Albert Cara
    20. Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër)
    21. Fatmira Cara (nëna e tyre)
    22. Stela Cara (e fejuara e Almir Carës)
    23. Anthi Cara – nusja e xhaxhait të Albert Carës (i mbijetuar)
    24. Sadajana Cara – mbesa e Anthit (Shpëtoi nëna e Sadajanës, Lindita Cara)

    25. Pëllumb Greku 57 vjeç
    26. Çelike Greku 57 vjeç
    27. Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)

    28. Kristjan Preçi, 26 vjeç, i sapodalë nga burgu

    29. Sardi Çuka 18 vjeç
    30. Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)

    31. Hajrie Vata 65 vjeç
    32. Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)

    33. Hajredin Çupi 66 vjeç
    34. Lutfie Çupi 55 vjeç
    35. Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) – Fejonin djalin tjetër ditën e tërmetit, Aleksi shpëtoi

    36. Kastriot Cakoni 46 vjeç
    37. Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë. E kërkonte daja me pasaportë në QSUT)

    38. Aderina Kabili 21 vjeçe (Shpëtoi nga tërmeti babai i saj Haxhi Kabili)

    Lezhë

    39. Marjan Preçi 25 vjeç U dëmtua nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga në Lezhë

    Kurbin

    40.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit në Kurbin

    Nën rrënoja

    Durrës

    5 anëtarë të një familje në një vilë 4 katëshe të shembur në Kënetë të Durrësit

    Ilir Lala – (i paralizuar)
    Binjakët Dionis dhe Dionisa Lala – 2 vjeç
    Emilio Lala
    Marjeta Lala
    (U shpëtua nga rrënojat vetëm Ramë Lala 17 vjeç)

    Pallati 6 katësh tek Kryqi i Kuq
    Roza Meçja – nëna e Dienës që vdiq me vajzën 8 vjeçe nën rrënojë – Në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!