×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Foshnja 8 muajshe fle në makinë”, nëna: Shteti nuk ka ardhur, vetëm Stresi

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 20:01

    Një grua nga Manza i ka treguar kryetarit të PD-së Lulzim Basha se deri më tani asnjë ndihmë nuk ka ardhur në adresë të familjes së saj, e cila është prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.


    Videon e diskutimeve mes Bashës e familjarëve e ka përcjellë vetë lideri i opozitës. Gruaja thotë se banesa i është dëmtuar rëndë nga tërmeti dhe se prej një jave tashmë, familja dhe foshnja e saj 8 muajshe po flenë në makinë. Në një moment Basha e pyet nëse kanë ardhur ndihmat, teksa gruaja i thotë se shteti nuk është dukur… vetëm këngëtari i njohur Stresi, rezulton të ketë ardhur në zonë.

    Pjesë nga biseda:

    Gruaja (i thotë fëmijës): Zemra nonës, hajde me nonën…

    Basha (afrohet në shtëpi): Paske pastru se ne e kena gjith baltë, se kemi qenë anej…

    Gruaja: Futu more futu…

    Më pas kryedemokrati del nga shtëpia dhe afrohet pranë makinës ku prej tetë ditësh flenë pesë persona, mes tyre një fëmijë 8-muajsh.

    Basha: S’ka ardh asnjë me ju pa ee?

    Gruaja: Vetëm ai këngëtari ka ardhur, Stresi, asnjë tjetër…S’asnjë hall tjetër, vetëm se po më ngrin goca aty

    Basha: A zemra vogël! Minimumi të kishin sjellë një çadër.

    Gruaja: Aman me e bë atë punë, veç për atë (tregon me dorë fëmijën e vogël)

    Basha: Ta kisha në dorë e ksiha sjellë vetë unë

    Gruaja: Po ti si të dush… pesë vetë me një makinë nuk flihet

    Basha: Llafe po bëjnë shumë, punë jo

    Gruaja: Të bëjnë ç’të duan tani…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!