×
  • Lajme
  • Shqipëria

    FOTO: Qytetarja proteston nudo kundër abuzimeve seksuale midis sheshit në Tiranë

    Reporteri
    23 Maj 2021 | 13:54

    Në sheshin “Skënderbej” ka nisur një marshim protestë për fëmijët e abuzuar seksualisht.


    Protesta e nxitur nga shoqëria civile, pak ditë pas abuzimit të rëndë të një 15-vjeçareje nga disa burra në Mirditë, ka sjellë mesazhe të forta.

    Qindra qytetarë, pjesa më e madhe vajza, aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar kundër abuzimit ndaj fëmijëve. Ndër to një qytetare u pa të protestojë tërësisht e zhveshur.

    “Mos ma vri fëmijërinë, eduko djalin”; “Ne jemi me ty”; “Ti s’je vetëm” e parulla të tjera të ngjashme janë ngritur në protestë nga pjesëmarrësit.

    Me daulle e thirrje, marshimi ka vijuar për disa metra, për t’i thënë jo dhunës. /TCh

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!