×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fuste drogë në burg, arrestohet stomatologu në Tiranë

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 12:54

    Stomatologu i burgut 313 në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi është zbuluar se i ka dhënë një personi në paraburim një sasi të konsiderueshme droge.


    Burime zyrtare bëjnë me dije se pas vizitës tek dentisti, i paraburgosur u ndalua tek ura metal-detektor. pasi ajo dha sinjal.

    Pas kontrollit në trupin e tij u gjetën rreth 100 gram drogë e mbështjellë me letër alumin dhe me plastmas.

    Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin.

    Pas kryerjes së veprimeve proceduriale dhe administrimit të provave si, deklarime, këqyrja e kamerave, dokumenta, etj, u bë arrestimi i tyre.

    Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për veprën penale të “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara’ parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal në ngarkim të të paraburgosurit R.S. dhe në ngarkim të stomatologut të IEVP Jordan Misja, F.B, për veprën penale të parashikuar nga neni 324/a/2 ‘Futja e mbatja e sendeve të ndaluara në IEVP’ dhe neni 283 i Kodit Penal, ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!