×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një person i pajetë në Durrës

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:33

    Policia e Durrësit ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme është gjetur një person i mbytur në breg të detit dhe është konstatuar se viktima ishte 37-vjeçari A.B.


    Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

    Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!