×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një person i pajetë në një automjet në Vlorë

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 16:50

    Një person është gjetur i pajetë sot në një automjet në Vlorë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se personi në fjalë ka pësuar infarkt.


    Aktualisht forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj.

    Viktima, shtetasi me inicialet E. L., 45 vjeç është gjetur brenda një makine ngjyrë gri nga familjaret e tij.

    Lexoni më poshtë njoftimin e policisë:

    Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

    Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Ballkanweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!