×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës: Na mbylli dyert, s’duam ta shohim

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 21:46

    Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykaj, autori i masakrës së Selenicës. Seanca është shtyrë për mosformatim të trupit gjykues.


    Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca të policisë, por nuk është futur në sallë të gjyqit duke u larguar sërish pas disa minutash. Seanca gjyqësore është përcaktuar për datë 4 qershor.

    I pranishëm në gjykatë ishte sot edhe gjyshi dhe xhaxhai i Zykajt, të cilët nuk kanë pranuar të flasin për kamerat.

    “Nuk e dimë ku kanë shkuar familjarët e tjerë” kanë thënë jashtë kamerave. “Dhe nuk e dimë pse na sjellin në gjykatë. Të marrë dënimin që meriton. Nuk e kemi takuar dhe nuk kemi pse ta takojmë” ka thene gjyshi, i cili është i vetmi që ka mbetur në fshatin Resulaj të Selenicës. “Na mbylli dyert, të dënohet. Ne nuk kemi pse vijmë në gjykatë” theksoi ai, shkruan shqiptarja.com.

    Prokuroria e Vlorës kërkoi burgim të përjetshëm për Zykajn. Ritvan Zykaj vrau me arme zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.

    Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç, Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit), Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47- vjeç (bashkëshorte e Azemit) ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

    Në deklaratat e tij të para autori i masakrës tha se i vrau për shkak se e akuzonin për vjedhjen e pulave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!