×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb betejën me Covidi kryekomisari Bedri Dani

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 20:12

    Një tjetër oficer nga uniformat blu shuhet si pasojë e koronavirusit. Kryekomisari Bedri Dani nuk ka mundur që t’i mbijetojë sëmundjes.


    Lajmi bëhet i ditur nga Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.

    POSTIMI

    “Me dhimbje morëm lajmin për largimin përfundimtar nga kjo jetë të kolegut tonë, Kryekomisar Bedri Dani, si pasojë e këtij virusi vdekjeprurës që ka mbërthyer një botë të tërë.

    Shprehim nderimet tona për gjithë kontributin e tij të vyer në shërbim të komunitetit dhe vendit në radhët e Policisë së Shtetit, në të gjitha nivelet deri në ato drejtuese.

    I përcjellim ngushëllimet tona më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë kolegëve Oficer. Le të lutemi që Kryekomisar Bedriu të prehet në paqe dhe të jetë e paharruar vepra dhe kontributi i tij!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!