×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb betejën me koronavirusin ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë Bashkim Kopliku

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 23:36

    Ish-zv/kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku është ndarë sot nga jeta. Kopliku humbi betejën me koronavirusit, ndërsa në gjendje të rëndë kurohej në spitalin e Durrësit.


    Pasi luftoi për disa ditë më sëmundjen, Bashkim Kopliku nuk mundi që t’i mbijetonte Covid-19.

    Ai ka qenë një figurë historike e Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga kjo parti pas vitit 1992.

    Kopliku është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!