×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Humb jetën nga aksidenti mjeku kirurg i spitalit të Lezhës

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 22:03

    Mjeku i spitalit të Lezhës, Qesk Gjergji, i cili u përfshi pasditen e sotme në një aksident ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.


    Viktima, i cili është mjek kirurg në spitalin e Lezhës, mori plagë të shumta dhe nuk mundi të mbijetonte.

    Ai po udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Benz’, kur në fshatin Balldre në aksin rrugor Lezhë-Shkodër humbi kontrollin e makinës duke përfunduar në anë të rrugës.

    Ndërkohë në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe një këmbësor.

    Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!