×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektimi i mësuesit grek me koronavirus tremb korçarët, zbrazet qyteti

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 7:23

    Lajmi se 1 mësues i një shkolle private në Korçë rezultoi pozitiv me Covid19 ka bërë që korçarët ta marrin edhe më seriozisht vetëkarantinimin.


    Nëse netët e tjera gjeje njerëz të lëviznin, mbërmja e sotme ka qenë e boshatisur totalisht.

    Rrugët kryesore ishin me pak këmbësore por edhe automjete qoftë edhe nga ato me autorizmie.

    Korçarët janë trembur tashmë nga rasti i mësuesit grek referuar faktit se në shkollë ka mbi 430 nxënës, pa llogaritur stafin pedagogjik, të cilët janë karantinuar tashmë sipas informacioneve nga shëndeti publik. Situata është disi më e rënduar tashmë që korçarët janë të ekspozuar ndaj virusit.

    Më shumë se sa gjobat e paralajmëruara nga Kryeministri, Korça u zbraz nga rasti i parë që rezultoi sot me virus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!