×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Integrimi i Shqipërisë në BE – Balla nga Brukseli: Lajme shumë të mira kemi sot

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 12:47

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar nga Brukseli se pritën lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.


    Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

    MESAZHI I BALLËS
    Bruksel?? – Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot./Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!