×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Inxhinieri dhe dy minatorë humbasin kontaktet me familjet, dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në galeri

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 23:52

    Një 62-vjeçar me detyrë inxhinerë miniere dhe dy punëtorë kanë humbur kontaktet me familjen.


    Ka qenë vëllai i 62-vjeçarit me iniciale I.H ai që ka njoftuar policinë dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

    Policia bën me dije se janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

    Dibër /informacion paraprak

    Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

    Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

    Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!