Jurgen Kurti u vra në pritë, autorët ikën me veturë

Mësohen detaje të reja nga vrasja e të riut Jurgen Kurti mbrëmjen e kësaj të hëne në qendër të Tiranës.


Ngjarja ndodhi rreth orës 22.20 në zonën e Tiranës së Re.

Portali ‘Lapsi.al’ raporton se 26-vjeçari, se i riu i njohur si menaxher VIP-ash, u ekzekutua pranë banesës së tij. Sipas këtij raportimi, ai u qëllua me disa plumba pistolete nga një makinë tip Benz E-Clas, i zi, në lëvizje.

Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas të njëjtave burime rruga është njëkalimshe dhe nuk përjashtohet mundësia që ata t’i kenë bërë pritë. Mësohet se në këto momente në disa pika kyçe të kryeqytetit janë ngritur postblloqe të policisë. Burime të ‘Lapsi’ thanë se ai ka marrë 3 plumba që i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

26-vjeçari është arrestuar kohë më parë për vrasjen e babait të tij, por u la i lirë pasi krimin e mori përsipër daja i tij. Më pas ai u përshi edhe në një vrasje në Durrës, por edhe këtu u lirua për mungesë provash.

Ambulanca dhe forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.