×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Katër vrasje në 7 ditë! Sa e sigurt është jeta në Shqipëri?!

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 12:02

    Nga e shtuna e datës 16 Mars dhe deri sot, e premte 22 mars, 4 persona janë vrarë në Shqipëri.


    Fillimisht pasditen e së shtunës, 62 vjeçari Haxhi Baçinozi u vra tek kodrat e Liqeni Artificial në Tiranë.

    Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa pak ditë më pas u vetëdorëzua në polici autori i krimit, Islam Mylkaj.

    Ndërsa 4 ditë më parë u vra poshtë banesës së tij, Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave.

    Kurti ishte i përfshirë në vrasjen e të atit, krim që e mori përsipër daja i tij.

    Po ashtu emri i Kurtit doli edhe në rrahjen për vdekje të tregtarit në Durrës, Agim Arapi, por që në të dyja rastet ai i ka shpëtuar drejtësisë, raporton Gazeta Express.

    Dy ditë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz, Ferdinand Polia, i njohur si biznesmen në zonën e Thethit në Shkodër.

    E katërta, sot, vrasja e avokatit Ravik Gurra në qendër të qytetit të Elbasanit.

    Në 4 vrasje veç autorit të ekzekutimit të Haxhi Baçinozit, Islam Mylkaj, i cili u vetëdorëzua në polici, 3 të tjerat janë pa autor.

    Pyetja që shtrohet është sa e sigurt është jetesa në Shqipëri me numrin e madh të vrasjeve?!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!