×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këmbësori aksidentohet për vdekje në qendër të Elbasanit, shoferi largohet nga vendngjarja

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 22:51

    Një këmbësor ka humbur jetën pasi u aksidentua me makinë në qendër të qytetit të Elbasanit.


    Sipas raportimeve një makinë ka goditur për vdekje një kalimtar dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

    Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!