×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfliktohet me 55-vjeçaren, e përplas qëllimisht me makinë dhe i thyen këmbët

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 8:23

    Një konflikt midis dy bashkëfshatarëve ka degjeneruar sot në një ngjarje të rëndë, ku një 61-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë pasi ka shtypur me qëllim një grua 55-vjeçare me makinë.


    Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kërtollaj të fshatit Gur i Zi, në Shkodër. Sipas informacioneve, shtetasi H.S. ka përplasura me mjetin e tij Mitsubishi 55-vjeçaren K.H. për arsye ende të pa detajuara, duke shkaktuar thyerjen e këmbëve të kësaj të fundit, dhe duke tentuar të largohej më pas nga vendngjarja.

    Personi u arrestua nga forcat e policisë, dhe do të procedohet me akuzën “plagosje e rëndë me dashje”. ndërkohë që e plagosura është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Traumës në Tiranë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!