×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kosovarët nuk i ndal Covid-19, Shëngjini dhe Durrësi destinacionet kryesore për plazh

    Reporteri
    11 Shtator 2021 | 16:16

    Masat anti kovid në kufi dhe orët e gjata të pritjes në kufi nuk e ndalin fluksin e shqiptarëve të Kosovës që fundjavat në Shqipëri.


    Shëngjini dhe Durrësi ishin destinacionet kryesore për plazh këtë javë të dytë të vjeshtës.

    Shtrëngimi i masave anti-kovid në kufi, nuk e ndal fluksin e udhëtarëve nga Kosova.

    Siç tregojnë këto pamje, edhe këtë të shtunë radha e makinave në Vërmicë arriti disa kilometra ndërsa udhëtarët priten më ore për të kaluar traun e Doganës.

    “Kemi disa orë që presim. Shumë turp për shtetin shqiptar që po i bën këto punë. Kemi kaluar gjithë këto kufij dhe vetëm këtu marrin 10 euro.”

    Bregdeti ishte destinacioni për pjesën më të madhe.

    Këto pamje vijnë nga Shëngjini.

    Ndërsa kjo ishte pamja e plazheve në Durrës.

    Në të dyja dominonin shqiptarët e Kosovës.

    I ashtuquajturi turizëm Patriotik e shpëtoi sezonin e vështirë mes pandemisë së koronavirusit dhe tashmë po e shtyn mbylljen përtej javës së dytë të vjeshtës.

    Pjesa më e madhe kishin ardhur vetëm për fundjavë, ka edhe prej atyre që kanë zgjedhur Shtatorin për pushime të qeta dhe më të lira në bregdet.

    Me prenotime që në fundjavë shkojnë mbi 50 % të kapacitetetit, operatorët turistikë nga jugu në veri thonë se sezoni ende nuk ka përfunduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!