×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Djali i pronarit të hotelit në Golem akoma gjallë nën rrënoja, po pret t’i hapet rruga për të dalë

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 14:45

    Djali i pronarit të një hoteli në Golem po vazhdon të qëndrojë nën rrënoja, qysh gjatë natës, rreth orës 4 të mëngjes, kur ndodhi tërmeti i madh në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.


    Ekipet specialiste janë duke u munduar për t’i hapur rrugë dhe të nxjerrët e gjallë nga rrënojat e hotelit Palma, në Golem, pak kilometra larg Durrësit.

    Më poshtë ju mund të ndiqni LIVE operacionin e shpëtimit të tij:

    Ndryshe, nga tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë ku pas lëkundjeve të njëpasnjëshme, ai i orës 03:55 të mëngjesit të së martës, me magnitudë 6.4 ballë, rrëzoi pallate e shënoi dëme të shumta në pjesën e mesme të Shqipërisë, duke lënë 15 viktima. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!