×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Magazina me bojra përfshihet nga flakët në Zhupan të Fierit

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 14:07

    Një magazinë me bojra është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.


    Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Azotiku, në fshatin Zhupan të Fierit.

    ”Sot rreth orës 13:30, në zonën e quajtur “Azotiku”, në një makazinë me bojra të marrë me qera nga shtetasi E.H, ka rënë zjarr”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, megjithatë dëgjohen shpërthime të vazhdueshme dhe flakët kanë kaluar dhe te pjesa e tokave përreth.

    Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e cila po punon për shuarjen e zjarrit.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!