×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makina e ndarë përgjysmë, pamjet e rënda nga aksidenti ku vdiqën dy të rinjtë

    Reporteri
    02 Mars 2021 | 8:40

    Publikohen pamje të tjera nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, në të cilat shihet i shtrirë trupi i një prej personave që ka ndërruar jetë.


    Nga ky aksident fatal janë shënuar 2 viktima ndërsa 3 të plagosurit e tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.

    Ermir Tare dhe Fiori Duraj kanë ndërruar jetë, ndërsa të plagosur janë Rei Leskaj, Q.Dori dhe Klejdi Dori.

    “Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thotë policia.

    Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Report TV, njëra prej makinave është ndarë përgjysmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!