×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me 9 klandestinë në makinë drejt Tiranës, arrestohet korçari në Pogradec

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 11:16

    Vijon trafiku i klandestinëve në vendin tonë. Policia e Pogradecit ka vënë në pranga shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.


    Ai u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!