×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me jaht luksoz drejt Britanisë së Madhe, arrestohen 8 shqiptarë dhe transportuesi anglez

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 11:54

    Mediat britanike raportojnë sot se policia ka vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili po dërgonte me jaht 8 emigrantë ilegal shqiptarë.


    Emigrantët shqiptarë u kapën nga autoritetet në bordin e një jahti luksoz, ndërsa tentonin të kalonin në Britaninë e Madhe.

    “Tetë shtetas shqiptarë u gjetën në bord dhe çështjet e tyre tani do të trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha një zëdhënës.

    Shqiptarët u gjetën në një jaht në kanalin anglez.

    Ndalimi u krye falë ndërhyrjes së anijeve të Forcave Kufitare dhe helikopterëve. Më pas, u bë i mundur dërgimi i jahtit në portin e Portsmouth-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!