×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me mina me telekomandë në çantë të lidhura me celular, arrestohet 38-vjeçari në Milot

    Reporteri
    30 Korrik 2021 | 10:49

    Besnik Osmanaj 38-vjeç banues në Sukth është arrestuar nga policia e Lezhës për shkak se është kapur me 2 mina me telekomandë.


    Ai është kapur në zonën e Fushë-Milotit ndërsa me vete kishte edhe një shumë parash, 1 mijë euro

    Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Besnik Osmanajt janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë që plotëson kushtet e armës së ftohtë, 1000 euro dhe aparate celularë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!