×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta dhe Basha e ftojnë në debat, Rama tregon arsyen e refuzimit

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 23:54

    Pas kryetarit të Partisë Demokratike Basha, që e ftoi në një debat publik, Kryeministri Rama mori një ftesë për debat edhe nga Presidenti Meta, mbrëmjen e djeshme në “Opinion”.


    Edi, mos ki frikë nga debati, hajde në një debat të vërtetë”, u shpreh presidenti.

    I pyetur lidhur me këtë argument, gjatë një interviste në “Vizion Plus”, Rama tha se ka shumë ftesa dhe duke mos ditur se cili është ai që flet në emër të të gjithëve, refuzon të dalë në debat.

    “Kam shumë ftesa për të dalë dhe duke qenë se nuk kuptoj se cili nga këta është ai që flet në emër të të gjithë këtyre s’kam pse t’u përgjigjem ftesave. Ilir Meta i bën ftesë edhe Damian Gjiknurit për t’u përballur në një studio në Vlorë. Presidenti i Republikës, i bën ftesë Damian Gjiknurit. Nuk ka kohë për të humbur”, u shpreh Kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!