×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta kërkon rinumërim të votave të pavlefshme

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 12:19

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bën thirrje për numërim dhe rinumërim të votave të pavlefshme, ku në këto zgjedhje sipas rezultateve të fundit, rezultuan rreth 5 për qind.


    Përmes një postimi në Facebook, Meta ka thënë se rinumërimi është vendimtar për të rritur besimin e qytetarëve, ku sipas tij mbajtën radhë të gjata për të shprehur vullnetin e tyre më 25 prill.

    “Me qetësi dhe transparencë është tepër e rëndësishme, që ky proces, të vazhdojë deri në fund. Krijimi i fokuseve të tjera, përtej kësaj çështjeje madhore për besimin te zgjedhjet dhe demokracia, është vetëm vijim i teatrit të radhës kundër Sovranit dhe vullnetit të Tij”, ka shkruar ai.

    Meta ka thënë se “në demokraci qytetarët marrin pjesë në zgjedhje për t’i dhënë vlerë vullnetit të tyre dhe jo për ta bërë atë të pavlerë”.

    Sipas rezultateve preliminare në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ka dalë fituese Partia Socialiste, në krye me Edi Ramën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!