×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministri gjerman: Jetike hapja e negociatave për Shqipërinë

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 10:40

    Ministri i Shtetin për Evropën në Gjermani, Michael Roth ka bërë apel që vendet e BE të hapin negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


    “Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike.

    Marrëveshja e Prespës është një arritje historike për të gjithë ne në Evropë”, ka thënë Roth para vendimit të BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Më tej ministri gjerman ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e tij.

    Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin lidhur me hapjen e negociatave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!