×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ministri gjerman për Evropën nesër shkon në Tiranë për një vizitë dy ditore

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 21:41

    Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth do të mbërrijë nesër në Tiranë për një vizitë dy-ditore në vendin tonë, ku do të takohet me liderët politikë për të diskutuar për procesin e integrimit në BE dhe hapjen e negociatave.


    Roth do të zhvillojë një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama ditën e nesërme në orën 18:30. Ai viziton Tiranën pasi ka konkluduar një vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut, prej nga është shprehur se BE-ja duhet të përmbushë premtimet për fillimin e negociatave për anëtarësim për Shkupin dhe Tiranën.

    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”- ka shkruar në Twitter ministri gjerman Roth.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!