×
  • Lajme
  • Shqipëria

    ‘Monstra’ i Dibrës tenton sërish vetëvrasjen, i vë flakën qelisë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 17:44

    Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fushë-Krujës, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm ka tentuar të vetëdigjet duke i vënë zjarrin qelisë.


    Personi në fjalë është Shpëtim Ziza i cili vuan dënimin me burg përjetë për një vepër monstruoze të kryer më 23 tetor të vitit 2007.

    Në atë kohë Ziza përdhunoi dhe më pas mbyti me lidhëse atletesh 10-vjeçarin, Bekim Çenga. Viktimën më pas ai e hodhi në lum dhe gjetja e trupi u bë pas 5 ditësh. Aktualisht Ziza ndodhet spitalin e burgut.

    Ziza i cili ka pranuar krimin monstruoz nuk është hera e parë që tenton të vetvritet pasi në vitin 2014 ai pikërisht në të njëjtën mënyrë i vuri flakën krevatit, raporton shqiptarja.com.

    Në një tjetër rast, ai ka prerë damarët në qeli dhe më pas është dërguar në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore.

    Ndërkaq në qershor të 2014, në një atentat para banesës së tij në fund të rrugës “5 Maji” në Tiranë, është vrarë vëllai i tij, Saimir Ziza. Ndërsa hetimet për këtë vrasje vijojnë, ende nuk ka asnjë të arrestuar për këtë ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!