×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Moti i keq paralizon lundrimin në Vlorë

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 13:00

    Moti i keq që ka përfshirë Vlorën paralizoi lundrimin e mjeteve detare.


    Era deri në 70 km/h krijoi dallgëzim deri në 8 ballë në det të hapur, dhe deri në 6 ballë në gji.

    Në kushte të ngjashme edhe në brigjet italiane, trageti i linjës Brindizi-Vlorë nuk është nisur mbrëmjen e djeshme për itinerarin e zakonshëm.

    Edhe anijet e vogla dhe peshkarexhat janë këshilluar të qëndrojnë të ankoruara në vendstrehime të sigurta.

    Kapiteneria thotë se situata meteorologjike nuk pritet te njohë përmirësim deri në mbrëmje.

    Era po shkakton probleme ne edhe në qytet.

    Në Radhimë e Orikum janë raportuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

    Bashkia e Vlorës, këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes kur kalojnë pranë tabelave apo pallateve nga të cilët mund të shkëputen objekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!