×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërron jetë 16 vjeçarja, konsumoi fasule të spërkatura me helm për mizat

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 10:17

    Një 16-vjeçare ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të helmimit nga fasulet.


    Vajza e identifikuar si Genta Pula nga fshati Zenelaj është helmuar për shkak të konsumit të fasuleve të cilave familjarët u kishin hedhur ilaç kundër mizave, por ajo nuk kishte dijeni.

    16-vjeçarja është helmuar, pasi kokrrat e fasuleve të paziera i futi në gojë pa ditur se janë bërë me ilaçë kundër mizave. Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë duke ndërruar jetë.

    Adoleshentja mbërriti në spitalin e Gjirokastrës me parametra vitalë të ulët, pa puls e pa tension thanë për Ora Neës burimet spitalore.

    Policia ka marrë në pyetje familjarët e saj, të cilët thonë se vajza nuk kishte dijeni që fasulet ishin spërkatur me fostoksinë.

    Një tjetër problem eshte se Spitali i Gjirokastrës nuk ka mjekë toksikolog.

    Adoleshentja ka ndërruar jetë në reanimacion.

    Gjithësesi, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!