×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Negociatat, vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 13:59

    Ministrat e punëve të jashtme të BE-së të cilët mblidhen në Këshillin për punë të përgjithshme të Unionit e filluan debatin për zgjerim dhe për datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.


    Projekt-konkludimet e fundit të harmonizuara mbrëmë në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së janë për një nuancë më pak të volitshme nga ato paraprake, duke e pasur parasysh atë se Këshilli premton se do të kthehet në çështjen në tetor të këtij viti, ndërsa versioni paraprak thoshte në shtator.

    “Duke i konfirmuar konkludimet nga 26 qershori i vitit 2018, Këshilli e merr parasysh rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut në bazë të evaluimit pozitiv të avancimit të bërë dhe realizimin e kushteve të identifikuara nga ana e Këshillit”.

    “Duke e pasur parasysh kohën e kufizuar në dispozicion dhe rëndësinë e çështjes, Këshilli do të kthehet në temë me qëllim që të arrijë vendim esencial sa më shpejtë që është e mundur dhe jo më vonë se tetori i vitit 2019”, thuhet në projekt-konkludimet.

    Një numër i caktuar i vendeve anëtare mendojnë se konkludimet duhet të përmbajnë referencë të qartë ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe fjalor më të fuqishëm në mbështetjen e fillimit të negociatave, sipas mundësisë më të fuqishëm nga ai për Shqipërinë. Derisa një grup tjetër i vendeve insistojnë dy vendet të shkojnë në pako.

    Burime në Këshill, thonë se presin që diskutimet për zgjerim dhe për negociatat të zgjasin “mjaftë gjatë” pasi vendet-anëtare mbështetës të zgjerimit mendojnë se është në pikëpyetje kredibiliteti dhe përgjegjësia e BE-së.

    Në linjë të njëjtë është edhe eurokomisioneri Johanes Han, i cili dje në mënyrë specifike u përqendrua në rastin me Maqedoninë dhe u bëri thirrje vendeve anëtare t’i fillojnë negociatat me Shkupin. Ai shtoi se edhe se nuk është i kënaqur me projekt konkludimet të cilat ishin në tryezë dhe se negociatat duhet të vazhdojnë të binden vendet ,e rezistencë më të madhe ndaj zgjerimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!