×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga coronavirusi mësuesi nga Mirdita

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 10:50

    Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19.


    Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është një mësues nga Mirdita i cili ka prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.

    Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.

    Në vendin tonë një ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid , ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste të reja, duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërsa bashkë me viktimën e kësaj të enjtje numri i viktimave shkon në 209.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!