Ndërkohë që po diltë nga selia e PD-së për t’iu drejtuar Kuvendit, Lulzim Bashës i kanë dalë përpara një grup militantësh demokratë duke i kërkuar llogari për vendimin e djeshëm për përjashtimin e Berishës.
Disa prej tyre kanë lëshuar fyerje të rënda ndaj Bashës, i cili vijoi rrugën bashkë me deputetët e tjerë për në Kuvend.U ndesh ndërhyrja e badigardëve të tij për të qetësuar militantët e acaruar.
Demokratëve iu është dashur që të bëjnë 400 metra në këmbë për t’u future në Kuvend pasi ky i fundit mbylli derën që lidh oborrin e PD-së me godinën ku zhvillohen seancat plenare.
Më parë, ata kalonin në oborrin e Kuvendit përmes një dere që i lidhte direkt me selinë e PD-së, të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.