×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Opozita jashtëparlamentare largohet nga tryeza e Këshillit Politik

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 13:02

    Opozita jashtëparlamentare është larguar nga mbledhja e Këshillit Politik, pasi, sipas saj, po pret përgjigje nga mazhoranca për ekspertizën e OSBE/ODIHR.


    “PS kërkon të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakordësuar. Ia bëmë të qartë që do të presim përgjigjen e mazhorancës për çështjen e koalicioneve. Pa marrë përgjigje ekspertize nga OSBE/ODIHR, mund të vijojmë vetëm me çështje të tjera në tryezë. Koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% të hapura, nuk lëvizim nga këto kërkesa. Nëse nuk gjendet konsensus, i drejtohemi OSBE/ODIHR-it”, tha përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi.

    Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, theksoi: “PS po bojkoton Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kërkesa e opozitës vetëm ndërton konsensus dhe dialog”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!