×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pandeli Majko kujton telefonatën në ditën kur NATO sulmoi Serbinë

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 20:41
    25th May 1999 Visit to NATO of the Prime Minister of Albania, Mr. Pandeli Majko. Press Point Left to right: Mr. P. Majko and NATO Secretary General, Dr. J. Solana.

    Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.


    Majko përmes një statusi në Facebook, tregon se ishte  veç një telefonatë me shprehejn “It is done (Mori fund)”.

    Statusi i Pandeli Majkos

    Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.

    Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë! /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!