×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Peshkatari kap breshkën e rrallë në Vlorë

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 19:34

    Një breshkë e llojit ‘Kareta-Kareta’ ka rënë në rrjetën e një peshkatari në grykëderdhjen e lumit të Vjosës.


    Peshkatari pasi ka ngritur rrjetën ka parë edhe breshkën e llojit të veçantë e cila jeton në thellësi të mëdha uji dhe nuk dihet se si mund të ketë përfunduar në rrjetën e tij.

    eshkatari duke njohur gjallesën e veçantë e ka liruar nga rrjeta dhe e ka lënë të lirë. “Tani ik edhe mos hajde më, dëgjove? Ciao!”, dëgjohet të thotë me humor peshkatari në video.

    Specie të tilla janë shfaqur shumë kohët e fundit në brigjet e lumit të Vlorës dhe sipas specialistëve ajo vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!