×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagoset me armë zjarri pronari i një fasonerie në Fushë Krujë

    Reporteri
    01 Maj 2021 | 21:58

    Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Fushë-Krujë.


    Mësohet se i plagosuri është shtetasi Arben Dedja, pronar i një fasonerie në qytet.

    Dedja është paraqitur i plagosur tek Qendra Shëndetësore në Fushë Krujë e më pas është dërguar tek Trauma.

    Policia e Fushë Krujës ka reaguar menjëherë për ngjarjen e ndodhur.

    Sipas policisë, 61-vjeçari Arben Dedja është plagosur, për shkak të një konflikti të çastit. Dedja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën mjekësore.

    Në qytet janë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

    Njoftimi i policisë:

    Krujë/Informacion paraprak

    Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit.

    Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

    Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!