×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prapaskenat, Meta tregon pse i telefonoi Bashës pak minuta pasi nisi protesta

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 17:48

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për media tha se vendimi i tij për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve nuk është ndikuar as nga kryedemokrati Lulzim Basha, por as nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha, për të cilin nuk e fshehu simpatinë.


    Por, për herë të parë, Presidenti rrëfeu publikisht se ia kishte bërë të ditur vendimin se do ta ç’dekretonte datën e zgjedhjeve kryedemokratit Basha përmes një telefonate vetëm 10 minuta pasi protesta kishte nisur.

    Me bindjen dhe informacionet si nga agjencitë ligjzbatuese brenda, ashtu dhe jashtë vendit për akte të dhunshme gjatë protestës, Meta tha se i ka telefonuar kryedemokratit Luzim Basha, pak minuta pasi nisi protesta.

    “Vetëm në orën 7 e 10 minuta përmes një telefonate zyrtare e regjisturuar përmes sekretarisë i është kërkuar Lulzim Bashës të ndërpritet mitingu në çdo moment që do ketë manifestim dhune duke i bërë të ditur edhe vendimin tim për të shfuqizuar datën e zgjedhejve që të ç’tensionohej situata, të përfundonte sa më shpejt ai manifestim. Ky vendim nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozitës. Opozita ka çështje mjaft të drejta që ngre, i kam përkrahur edhe më parë. Ashtu sikurse opozita ka edhe tekat e saj, në kuptimin e kushteve të caktuara, nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e saj, por as për të toleruar që Shqipëria përveç datave mjaft problematike që ka në historinë e saj 12 Prill, 26 apo 28 Maj, 14 shtator apo 21 janar të kishte edhe 30 qershorin.Vendimi im është marrë me përgjegjësi të plotë. Në bazë të të gjitha të dhënave, jo për shkak të vullnetit të dy palëve, situata më 8 qershor por edhe në vijimësi mund të shfrytëzohej për akte që do të dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe do t’i jepnin mundësi palëve për akuza ndaj njeri-tjeterit. Kam pasur informacione të marra nga institucione serioze, agjensi ligjszbatuese këtu dhe të huaja të interesuara për stabilitetin këtu”,- sqaroi Presidenti, shkruan bw.

    Meta tha se “Biseda me Bashën u regjistrua në qoftëse do kishte probleme në miting”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!