×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenca shqiptare: Procesi zgjedhor s’ka përfunduar, të zbardhen krimet zgjedhore

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 14:21

    “Procesi zgjedhor i 25 prillit akoma nuk ka përfunduar”. Kjo është deklarata e sotme e presidencës shqiptare e cila, përmes zëdhënësit Tedi Blushi, ka vijuar të theksojë se “të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen dhe që çdo votë të numërohet dhe rinumërohet me transparencë deri në fund, sipas Kodit Zgjedhor”.


    Sipas presidencës, organizatat prestigjioze ndërkombëtare, që merren me standardet e zgjedhjeve, përditë po reagojnë qartë për të vërtetën reale të këtyre zgjedhjeve.

    “Të gjithë jemi dëshmitarë se blerja e votës ka qenë një fenomen masiv, Qeveria përdori asetet dhe fondet publike në interes të saj politik në fushatë, procesi i vaksinimit të popullatës u shfrytëzua në funksion të fushatës së partisë në pushtet, dhe të dhënat personale të qytetarëve u keqpërdorën”.

    “Të gjitha krimet zgjedhore duhet të zbardhen, pa vonesë dhe të gjithë ata zyrtarë, të çdo niveli, të cilët kanë konsumuar vepra penale për cenimin e standardeve të procesit të 25 prillit duhet të përgjigjen përpara ligjit. Çdo kandidat, që ka përfituar mandat me krime zgjedhore nuk ka të drejtë të ulet në Kuvend dhe të përfaqësojë popullin shqiptar. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen europiane të vendit dhe asnjë “shashkë”, që synon të shpërqendrojë fokusin nuk meriton asnjë sekondë vëmendje”, thuhet ndër të tjera në deklaratë,/A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!