×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Presidenti Ilir Meta testohet për coronavirus

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 15:37

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kryer testin e dyfishtë të koronavirusit për të hequr çdo dyshim se nuk është i infektuar nga COVID-19, kjo edhe për shkak se sot dhuroi gjak për talasemikët.


    Presidenti Ilir Meta ishte bashkë me anëtarët e kabinetit dhe punonjës të institucionit në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku dhuruan gjak, por nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse.

    “Të jeni të sigurtë se vij këtu pasi kam bërë një test të dyfishtë. Nuk kam kontaktuar askënd. Kam bërë gjithçka për të ruajtur distancat e domosdoshme. Ju kam tërhequr edhe ju vëmendjen që të mos rrini kaq pranë njëri-tjetrit, dhe ju përgëzoj që përdorni maskat!”, tha Meta duke iu përgjigjur gazetarëve.

    Meta tha se “Task Forcs” në Presidencë për koronavirusin nuk zëvendëson apo dublon “Task Force”-n e qeverisë. Kreu i shtetit tha se duhet gjetur edhe një numër tjetër i gjelbër përveç 127-ës. “Të gjithë po bëjnë përpjetket më të mira dhe vetëm të gjithë së bashku mund ta kakojmë pa panik”, tha Meta kur u pyet se ai i mbështet masat e marra nga qeveria.

    “Këto janë dy gjëra të ndryshme. Kjo është në funksion të Presidentit për shkak të atyre detyrave që ka Kreu i Shtetit për arsye të një situate, që kërkon monitorim të vazhdueshëm. Duhet të përqendrohemi që të gjithë te mesazhet e autoriteteve të shëndetit publik, te udhëzimet që jepen nga autoritetet shtetërore dhe qeveritare. Të gjithë ta kenë parasysh t’i referohen numrin 127, por ndoshta duhet parë mundësia edhe për ndonjë numër tjetër për të përballuar fluksin, kërkesat apo sqarimet, që kanë qytetarët. Të gjithë po bëjnë përpjekjet më të mira dhe vetëm të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë situatë me sa më shumë kujdes, por e theksoj, edhe pa panik”, tha presidenti.

    Në përfundim, apeli i Metës ishte “për të gjithë dhuruesit e qëndrueshëm, për vullnetarët e dhurimit të gjakut, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer në vazhdimësi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!