×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestues të maskuar sulmojnë policinë në Tiranë

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 11:54

    Edhe sot protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me tensione.


    Qytetarët kanë hedhur, kapsolle. tymuese dhe sende të forta në drejtim të policisë, raporton Top Channel.

    Ndërkohë, në protestë janë shfaqur persona të maskuar dhe Policia e Shtetit ka bërë thirrje që të heqin maskat, ose në të kundërt të largohen.

    Thirrja tjetër ka qenë për ruajtjen e qetësisë nga ana e protestuesve.

    Më herët është raportuar se një person është lënduar në ketë protestë. Protestuesi në fjalë është parë i gjakosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!