×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protestuesit e opozitës sulmojnë kryeministrinë me mjete piroteknike |FOTO/VIDEO

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 18:29

    Një pjesë e mirë e protestuesve kanë mbërritur para kryeministrisë, ndërsa të tjerë pritet të vijnë nga momentin në moment.


    Shumica e protestuesve janë grumbulluar para selisë së PD-së dhe do të ecin në bulevard, bashkë me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

    Ndërkohë pa nisur ende mirë protesta, janë regjistruar incidentet e para, pasi disa protestues kanë hedhur kapsolla në drejtim të kordonit policor.

    Këtë herë ka një prani të madhe të flamujve të PD-së në duart e protestuesve, por edhe vuvuzela me ngjyrat e flamurit të Venezuelës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!