×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qëllohet me armë zjarri një servis makinash në Fier, autorët djegin BMW-në

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 22:20

    Një servis makinash në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Parkut” është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.


    Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “BMW” hapën zjarr drejt servisit dhe më pas u larguan me shpejtësi duke i vendosur flakën makinës në lagjen “Afrim i Ri”.

    Makina tip “BMW” pas verifikimeve ka rezultuar se targën e ka pasur false, pasi targa “AA 978 MY” i përket një makine tjetër tip ‘Renault’. Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit, ndërsa brenda makinës është gjetur arma e zjarrit, raporton shqiptarja.com.

    Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!