×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qifti, qyteza arbëreshe që ruan traditat

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 19:33

    Banorët e qytezës arbëreshe Qifti në rajonin e Kalabrisë prej afro 5 shekujsh ruajnë me kujdes të veçantë gjuhën amtare të parëve të tyre.


    Një nga perlat natyrore të Kalabriasë është Parku i Pollinos, më i madh në Itali me një bimësi befasues, e virgjër, e egër e ndër më uniket në Europë.

    Në hyrje të tij qëndron magjishëm “qyteza mes shkëmbinjve” siç e thërrasin të gjithë.

    Vendalinjtë e quajnë Qifti, me kuptimin “vetë i dytë” në shqip por me versione të ndryshme shpjegimi mbi etimologjinë e këtij emri.

    Profesor Vincenzo Bruno, i cili është një personat që ka punuar në ngritjen e Muzeut Etnik arbëreshë shpjegon se ka rreth 30 vite që është ngritur ky muze.

    Bruno: Në festën e Valles, vashat e gratë e Qiftit veshin të kostumet tradicionale arbëreshe që ruhen në çdo shtëpi. Këndojnë, vallëzojnë, gjarpërojnë nëpër rrugë, e imitojnë kapjen e robërve siç bëri Skënderbeu me turqit në betejën e Krujës. Këndojnë këngët tona arbëreshe si Kënga e Skënderbeut, Kënga e Doruntinës, etj.

    Mungesa e mësimit në gjuhën shqipe është një problem për banorët, që sipas profesor Brunos mund të zgjidhet me mësime pas shkolle, raporton oranews.

    Bruno: Aktualisht mësimi i gjuhës shqipe nuk është i detyrueshëm nëpër shkolla. Por mund të realizohen projekte një vjeçare për mësimin e saj dhe në orët e lira pasdite, pas shkolle.

    Guida turistike e cila e njeh shumë mirë këtë zonë, shprehet se Qifti është vendosur në zonën më të madhe territoriale të mbrojtur nga Italia.

    “Qifti, është pozicionuar në zonën më të madhe territoriale e mbrojtur nga shteti në Itali, rreth 200 mijë hektarë e ku së bashku me këtë qytezë përmbledh gjithsej 8 komuna arbëreshe. Në këto qyteza, ruhet jo vetëm, gjuha, zakonet, veshjet arbëreshe por dhe tradita e gatimit me pjata tipike e erëza karakteristike që i pasurojnë veçoritë e këtij territori“

    Si në çdo komunë arbëreshe, në qytezën e Qiftit, emrat e rrugëve dhe shkollave njihen në dy gjuhë, shqip dhe Italisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!