×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetari Edi Ramës: Shikoje këtë huligan, më ka shitur shtëpinë

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 19:39

    Një qytetar në Vlorë, ka denoncuar përmes një videoje nëndrejtorin e shkarkuar të Kadastrës së Vlorës Klodian Troci, teksa e akuzon se i ka shitur shtëpinë. Siç shihet në pamjet më poshtë, qytetari e etiketon Trocin si një “hajdut dhe huligan”.


    Vlonjati i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masa për rastin në fjalë, dhe të ndëshkohen ata që shkelin ligjin.

    Qytetari thekson se nëndrejtori, i cili u shkarkua nga detyra vijon të bëjë rezistencë dhe nuk pranon të dalë nga zyra e Kadastrës.

    Videoja më poshtë është regjistruar vetëm pak kohë më parë, kur Troci mbante postin e drejtorit në Kadastrën e Vlorës.

    Kujtojmë se Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë. Kreu i saj, Florian Alimadhi është shkarkuar dy ditë më parë nga detyra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!